Shaip Shala - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës: Ja pse me morën policia serbe 

Sporti

Shaip Shala - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës: Ja pse me morën policia serbe 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 qershor 2021 Në ora: 17:10
Shaip Shala - veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës: Ja pse me morën policia serbe 

Probleme të shumta për sportistët shqiptarë të Kosovës gjatë viteve të 90-ta (1991-1999), bandat dhe milicia e pushtuesit serb, uzurpuan stadiumet dhe palestrat sportive. 

Sportistët shqiptarë i dëbuan në rrugë, vetëm pse këta të fundit injoruan garat me klubet ish jugosllave dhe serbe.

Shqiptarët si asnjëherë me parë, ishin të vendosur deri në pikën e fundit, formojnë institucionet e Republikës së Kosovës, përveç kësaj edhe Kampionatin e Kosovës në disiplinat e ndryshme sportive. 

Image

Shaip Shala i takon Gjeneratës së Republikës, një veprimtar i shquar sportiv dhe një gazetar i devotshëm sportiv, një periudhë sekretar i KF Rahovecit.

Burrë i vyeshëm e i fjalës, i palodhshëm në veprimtari sportive dhe motivues për brezin e ri.

Ai me shumë sportistë të tjerë, si trima të vërtetë iu kundërvunë regjimit serb.

“Me suprimimin e institucioneve të Kosovës në vitin 1990, edhe sporti i Rahovecit u organizua për mëvetësimin nga pushteti serbomadh. 
KF Rahoveci u mëvetësua ndër të parët në Kosovë, por ndeshja kampionale me Prishtinën u ndërpre në minutën 70-të me ndërhyrjen e policisë serbe. 

Më pas  Rahoveci i ka zhvilluar lojërat si skuadra vendase në Studençan, Rogovë të Hasit dhe Maxhare të Malishevës. 

Si mysafir udhëtonim nëpër postblloqe të policisë serbe, duke fshehur pajisje dhe duke gënjyer. 

Ndonëse mëvetësimi zyrtarisht është bërë më 1990, kundërshtimin e politikës serbe në Rahovec e kemi filluar më 1985, kur personalisht unë, edhe me shokët Faik R. Vuçitërnën të ndjerin dhe Mazllum Hajdën kemi themeluar grupin e tifozëve “ Lugatët”, të cilit i kemi ndërruar klubit emrin në ‘Dinamo’, për shkak të fanellave të kaltëra, por duke aluduar në klubin e Zagrebit. 

Mu për këtë shumë herë isha në bisedë informative nga policia serbe, të cilit mendonin vetëm për Dinamon e Tiranës, por për t’i bindur ata, për 30 sekonda iu përmenda 15 klube botërore me këtë emër, dhe u bindën se brohoritja e këtij emri ishte kinse spontane”, tregon Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Është ngushtë i lidhur me sport, me dekada të tëra dhe si peshku pa ujë edhe Shala nuk mundet pa sport.  
“60 vjet jam rritur dhe do plakem me futbollin e Rahovecit, për çka jam gjithmonë krenar, dhe isha me fat që të jam pjesë e gjeneratës së sakrificës si sekretar i klubit në vitet 1994-95”, thotë Shala.

Krejt në fund, Shala sot është në pension, pavarësisht kësaj nuk mundet pa u angazhuar në sportin e Rahovecit, sepse damarët i rrahin gjithnjë për të gjitha sportet.  Mbi të gjitha, është krenar që i takon gjeneratës së sakrificës dhe e luftuan edhe me laps edhe me sport regjimin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat