Kampioni i Evropës në vitin 2004, ish karateisti i mirënjohur Fehmi Mahalla, kampionë i shumëfishtë i Zvicrës, uron 26 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Mahalla tha se gjithmonë e ka vlerësuar gazetën “Bota sot” dhe është lexues i rregullt i saj.
“Unë gjithmonë e kam vlerësuar gazetën ‘Bota sot’ dhe sidomos angazhimin tënd (Kemajl Goca) gjithmonë në përcjellje të sportit.
I uroj 26 vjetorin gazetës ‘Bota sot’ dhe vetëm suksese”, uron Mahalla.