Baki Desku: Urime ‘Bota sot’ e festofshi përjetësisht

Sporti

Baki Desku: Urime ‘Bota sot’ e festofshi përjetësisht

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 15:25
Baki Desku: Urime ‘Bota sot’ e festofshi përjetësisht

Trajneri i klubit të karatesë Arena nga Peja, uron 26 vjetorin e gazetës “Bota sot”. “E nderuara Gazeta ‘Bota sot’ pranoni urimet më të sinqerta për ditëlindjen e 26-të.

Në emër timin personal dhe të kryesisë së Klubit të Karatesë "Arena" Pejë, ju urojmë 26 vjetorin e themelimit.

Ishit dritare shumë e rëndësishme në informimin e qytetarëve për rrjedhat sportive dhe ngjarjeve tjera edhe ne ditët më të vështira

gjatë okupimit, andaj u jemi mirënjohës gazetës suaj e posaçërisht  redaksisë së sportit që çdoherë ishit pran neve sportistëve dhe

vazhdimisht sensibilizuat opinionin vendorë dhe ndërkombëtarë për vështirësitë nëpër të cilat kaloj populli i Kosovës dhe sportistët tanë.

Falënderim i madh për bashkëpunimin e vazhdueshëm me klubet shoqatat, sportistët dhe trajnerët.

Urime e festofshi përjetësisht me shëndet e suksese te reja), uron Instruktori Baki Desku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat