Diellza Mahalla vazhdon me suksese, fiton titullin mjeshtre 1 DAN

Sporti

Diellza Mahalla vazhdon me suksese, fiton titullin mjeshtre 1 DAN

Nga: K.Goca Më: 10 korrik 2021 Në ora: 21:03
Diellza Mahalla vazhdon me suksese, fiton titullin mjeshtre 1 DAN

Dardha pikë ndër dardhë, kështu është edhe me karateisten Diellza Mahalla!

Diellza vjen prej një familje sportistësh përkatësisht karateistësh.

Fehmi Mahalla është kampion i Evropës në vitin 2004, ndërsa Fahri Mahalla është themelues i karatesë në qytetin e Ferizajt në vitin 1978, pastaj Gani Mahalla e Nebih Mahalla – trajnerë, Rexhë Mahalla – karateist, Halil Mahalla – karateist etj.  

Diellza ka arritur edhe një sukses, ka fituar titullin 1 DAN. Ndryshe është vajza e Halilit, kryetar i KK Kastrioti nga Ferizaj.

 “Sot u bëra mjeshtër e karatesë (1 DAN), falënderoj Klubin e Karatesë Kastrioti për punën e tyre të palodhshme”, ka shkruar Diellza në profilin e saj në facebook. Diellza synon që me punë të arrijë në nivelet më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat