Koronavirusi kërcënon Olimpiadën

Sporti

Koronavirusi kërcënon Olimpiadën

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 19:20
Koronavirusi kërcënon Olimpiadën

Olimpiada e Tokios nuk ka filluar akoma, megjithatë në Fshatin Olimpik të krijuar enkas në kryeqytetin japonez po shtohen nga dita në ditë rastet pozitive me virusin Covid – 19. 12 muaj më herët Lojërat e 32-ta Olimpike u shtynë me një vit, pikërisht për arsye të pandemisë së Koronavirusit, sidoqoftë gjendja vazhdon të jetë problematike në kryeqytetin nipon, pas kontrolleve të shumta që janë duke kryer sportistët pjesëmarrës.

Kështu pas izolimit të gjithë skuadrës së atletikës së përfaqësueses australiane, pas rezultimit pozitiv të njërit prej pjesëtarëve të stafit, radhën në “mbretëreshën e sporteve” e pati ekipi britanik. Në këtë mënyrë u karantinuan pa humbur kohë gjithashtu edhe dy pjestarë të stafit dhe gjashtë atletë të skuadrës britanike të atletikës, pas rezultimit pozitiv të njërit prej personave të ngushtë të kontaktit gjatë fluturimit për në Japoni.

Sikur të mos mjaftonin lajme të tilla situata u përshkallëzua akoma më shumë me zhvillimet e tjera problematike, pak a shumë të po së njëjtës natyrë. Tegla Loroupe, që mban ende rekordet botërore të garave të thellësisë në 25 dhe 30 kilometra udhëheq delegacionin e skuadrës së refugjatëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, megjithatë me sa kuptohet 48-vjeçarja keniane është infektuar që pa u nisur për në Tokyo, pra që në Qendërn Stërvitore me bazë në Katar, më saktë në Doha.

Gjithë skuadra e regbisë me shtatë lojtarë e Afrikës së Jugut është izoluar, pas njoftimit se një pasagjer rezultoi i prekur nga virusi Covid – 19 gjatë udhëtimit për në vendin e “lindjes së diellit”.

Janë plot 14 lojtarë, si dhe katër pjestarë të tjetë të stafit drejtues që i janë nënshtruar regjimit të fortë të karantinës, në një strukturë të ndërtuar enkas për raste të tilla, të pozicionuar afërsisht gjysmë ore larg fshatit olimpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat