Garuesit tjerë të Kosovës arrijnë në Tokio

Sporti

Garuesit tjerë të Kosovës arrijnë në Tokio

Nga: K.G. Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:17
Garuesit tjerë të Kosovës arrijnë në Tokio

Nesër edhe zyrtarisht hapen Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’.

Emocione janë të mëdha nga të gjithë pjesëmarrësit. 

Kosova përfaqësohet me 11 garues, ndërsa nga xhudoja pritet medalje olimpike.

“Kanë arritur sonte në Fshatin Olimpik në Tokio pjesa tjetër e ekipit olimpik të Kosovës, në përbërje: notarët Eda Zeqiri e Olt Kondirolli, Gëzim Hazrolli, trajner i shenjëtarisë, Avni Nuha, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës”, njofton KOK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat