Kadiu mbyll konkurrimin në Olimpiadë

Sporti

Kadiu mbyll konkurrimin në Olimpiadë

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 12:51
Kadiu mbyll konkurrimin në Olimpiadë

Në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” garoi sot notari shqiptar Kledi Kadiu, në bateritë e garës së 100 metrave stil i lirë.

Notari shqiptar nuk arriti të avancojë dot në gjysmëfinalet e kësaj gare, duke u klasifikuar në vendin e 52-të mes 71 notarëve në garë.

Në gjysmëfinale shkuan 16 kohët më të mira. Kledi Kadiu garoi në baterinë e tretë, ku u klasifikua i pesti mes 8 notarëve, me kohën 51”65. Për pasojë, ai nuk arriti dot të avancojë më tej, duke u eliminuar nga konkurrimi olimpik.

Në Olimpiadë do të garojë edhe notarja Nikol Merizaj, më 30 korrik, në disiplinën 50 metra stil i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat