Kina dominon në hedhjen e sinkronizuar dhe qitje

Sporti

Kina dominon në hedhjen e sinkronizuar dhe qitje

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 14:51
Kina dominon në hedhjen e sinkronizuar dhe qitje

Kinezet Chen Yuxi dhe Zhangt Jiaqi fituan medaljen e artë në hedhje të sinkronizuar 10 metra nga trampolina, duke i dhënë një prej superfuqive të Olimpiadës medaljen e dytë të artë në Lojërat e Tokios në këtë kategori. Chen dhe Zhang mblodhën në total 363.78 pikë nga pesë raunde, ato morën dy 10-ta perfekte për ekzekutimin në hedhjen e tyre të dytë. Jessica Parrato dhe Delaney Schnell të Shteteve të Bashkuara të Amerikës fituan medaljen e argjendit në garimin e tyre të dytë si çift, pasi mblodhën në total 310.80 pikë. Gabriela Aguncez Garcia dhe Alejandra Orozco Loca të Meksikës fituan bronzin me 299.70 pikë.

Jonalda Neff triumfoi në garën e “mountain bike” për femra. Ajo udhëhoqi një treshë podi të tërën zvicerane pasi kishte pritur këtë kthim të madh pas një përplasjeje të rëndë në Karolinën e Veriut, që i kishte vënë në rrezik karrierën. Sina Frei dhe Linda Indergard u përpoqën të garojnë me bashkatdhetaren e tyre, por kurrë s’e patën shansin, pasi u lanë të luftonin me njëra-tjetrën në një garë rrotë më rrotë para se Frei t’i jepte gaz për të marrë medaljen e argjendtë, duke i lënë Indergard atë të bronxit. Neff mori kryesimin kur kampionia e botës, Pauline Ferrand Prevod, u rrëzua në një pjesë të rrëshqitshme shkëmbore, në xhiron e parë të maleve në jugperëndim të Tokios, dhe shpejt ndërtoi avantazhin e saj prej më shumë se një minute ndaj një grupi që përfshinte dhe francezen Loana Lecomte, e cila ka fituar çdo garë botërore këtë vit, dhe kampionen olimpike në fuqi, Jenny Rossveds.

Gjermania Ricarda Fung fitoi një medalje të artë surprizuese në slalomin me kajak për femra. Favoritja e madhe e kësaj gare, australiania Jessica Fox, rrëshkiti në vend të tretë, kur preku dy shkopinj kufizues në garimin final. Funk mori kryesimin para spanjolles, që mbronte medaljen, Maialen Chourraut, me një kohë prej 105 sekondash e 50 të qindtat dhe një garimi pa faulle. Më pas iu desh të priste për Fox, që vinte në Olimpiadë si favoritja, për të fituar arin si në eventin me kajak ashtu edhe atë të kanoe, por ajo vuajti që në fillim, duke mos mundur të bëjë më shumë se vendi i tretë dhe spanjollja Chourraut fitoi medaljen e argjendtë.

Yang Haoran dhe Yang Qian i dhanë Kinës një tjetër gëzim në dy eventet e miksuara ekipore në qitje, duke mposhtur amerikanët Lucas Kozienesky dhe Mary Tucker në qitjen me pushkë me ajër nga 10 metra. Yang dhe Yang fituan medaljen e artë 17-13, duke i dhënë Kinës medaljen e saj të tetë në 9 gara të qitjes në Olimpiadën e Tokios. 

Rusët Sergey Kamenskiu dhe Yulia Karimova fituan medaljen e bronztë në ndeshjen 17-9 përballë Kwon Eunji dhe Nam Taeyun të Koresë së Jugut. Medalja e Artë është e dyta për Yang Qian në Olimpiadën e Tokios, pasi kishte fituar edhe në garën individuale për femra me pushkë nga 10 metra, ndërsa Yang Haoran kishte fituar të bronztën në garën individuale për meshkuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat