Merr fund Olimpiada për kampionen e gjimnastikës

Sporti

Merr fund Olimpiada për kampionen e gjimnastikës

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:35
Merr fund Olimpiada për kampionen e gjimnastikës

Simone Biles, kampionia olimpike e gjimnastikës, iu desh të ndalej gjatë garës ekipore në Tokio për shkak të një dëmtimi gjatë provës së kërcimit. Sportistja 24-vjeçare amerikane doli nga palestra me mjekun e ekipit.

Biles disa minuta më vonë u shfaq me këmbën e djathtë të fashuar.

“Pas provës së kryer, Simone Biles do të humbasë pjesën tjetër të finales së ekipit të femrave”, njoftonte federata ndërkombëtare e gjimnastikës.

Sipas informacionit të raportuar nga “Daily Star”, Lojërat Olimpike tashmë kanë përfunduar për kampionen amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat