Gazoz fitoi garën individuale për meshkuj në hark

Sporti

Gazoz fitoi garën individuale për meshkuj në hark

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 16:13
Gazoz fitoi garën individuale për meshkuj në hark

Mete Gazoz i Turqisë fitoi garën individuale për meshkuj në hark në Lojërat e Tokios.

Në këtë Olimpiadë kjo ishte medalje e parë e artë që fitohet nga një vend tjetër përveç Koresë së Jugut që ka siguruar 4 nga 5 medaljet olimpike në hark në Tokio.

Gazoz mposhti Mauro Nespoli të Italisë në finale me rezultatin 6-1.

Ai siguroi medaljen e parë olimpike për Turqinë në hark.

Takaharu Furakava i Japonisë fitoi medaljen e bronzit. Furakava gjithashtu fitoi një medalje bronzi në garën ekipore për meshkuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat