UKSHMV i mbështetë financiarisht sportistët e klubeve të saja në KE në Finlandë

Sporti

UKSHMV i mbështetë financiarisht sportistët e klubeve të saja në KE në Finlandë

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 11:34
UKSHMV i mbështetë financiarisht sportistët e klubeve të saja në KE në Finlandë

Unioni i Karatesë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndihmon me mjete materiale, sportistët e klubeve anëtare të Unionit, të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në Karate.

Kryesia e UKSHMV, njëzëri vendosi që ti përkrah financiarisht, katër sportistët, të cilët vin nga klubet (“Kushtrimi” Shkup, “Bashkimi” Kumanovë, “Uraniku” Dibër dhe “Drini” Strugë) anëtare të saj dhe që do të na përfaqësojnë në Kampionatin Evropian në Karate për kadet, junior dhe U21, i cili do të zhvillohet nga data 20-22 gusht 2021 në Tampere – Finlandë.

Rudina Aliu, Ylli Bilalli, Era Koxha, Zana Xheladini, janë katër kampionët e shtetit.

Për sportisten Era Koxha, mjetet materiale i siguroi klubi amë (Uraniku), ndërsa Zana Xheladini (Drini), për arsye personale, nuk do të jetë pjesë e këtij Kampionati.

Mjetet e ndara për këto dy sportiste, ju dyfishuan dy sportistëve të tjerë, R. Aliu (Kushtrimi) dhe Y. Bilalli (Bashkimi)

UKSHMV ju uron shëndet, shumë suksese dhe fat sportiv në këtë Kampionat Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat