Sportisti i Kosovës, tregon për problemet me Kostiqin e Vujoviqin, dhe si e pruri missin nga Sllovenia në Prishtinë!

Sporti

Sportisti i Kosovës, tregon për problemet me Kostiqin e Vujoviqin, dhe si e pruri missin nga Sllovenia në Prishtinë!

Nga: K.G. Më: 31 gusht 2021 Në ora: 21:02
Kamber Demaj në vitet e 90-ta me disa vajza në klub

Legjenda e sportit të Kosovës, ish bilderi i mirënjohur Kamber Demaj, si shumë sportistë të tjerë në fund të viteve të 80-ta dhe fillim të viteve të 90-ta, përjetuan presione e kërcënime nga regjimi serb.

Demaj tregon për problemet e asaj kohe, me Kostiqin e Vujoviqin, dhe si e dëbuan nga palestra, po ashtu si u takua me miss ish Jugosllavinë dhe çfarë i ka thënë!

“Nga seminari i mbajtur në vitin 1987 në Klubin e Bodybuildingut Prishtina në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Image

Në këtë foto në mes anëtarëve të klubit, ulur gjendet Missi i ish Jugosllavisë, znj. Erika Horvat nga Maribori i Sllovenisë.

Në klubin tonë disa femra kishin filluar tre vjet më parë me fitness por jo oficiel.

Ndër femrat e para në Kosovë, e cila kishte filluar me fitness në Kosovë, ishte këngëtarja e mirënjohur znj. Afërdita Krasniqi nga Prishtina, por me pas e shoqëruar edhe nga shumë femra tjera.

Pasi që unë isha trajner, njeherit edhe reprezentuesi më i suksesshëm i Kosovës në bodybuilding, në gara të karakterit ndërkombëtarë, duke parë se si të gjitha shtetet i kishin prezantueset e veta femra në gara, mendova pse edhe femrat tona nga më të bukurat në Europë, mos të jenë pjesëmarrëse nëpër gara.

Por për gjithë këtë, për fat të keq me mungonte përkrahja nga strukturat udhëheqëse të bodybuildingut, si në nivel të klubit, ashtu edhe në nivel të Kosovës!

Por përkundër të gjithave vështirësive vendosa që me vetiniciativë të nisem në këtë drejtim.

Në vjeshtë te atij viti, në Paraqinë të Serbisë, mbahej gara “Kupa e Kampionëve të ish Jugosllavisë“ në bodybuilding, unë si çdo herë isha i vetmi garues nga Kosova i përgatitur për gara me rëndësi!

Gjithsesi dëshiroja të marr pjesë në këtë garë LBBK, nuk me përkrahi…Për shkaqe të sigurisë në Paraqin, me shoqëroj Legjenda e Boksit Aziz Salihu, pasi që gjendja politike ishte shumë e tendosur, pas vrasjes makabre të ushtarit shqiptar Aziz Kelmendi.

Nuk dëshiroja që të me shoqëronte ndonjë shok tjetër i klubit, për shkak të ndonjë pasoje që mund të na ndodhte.

Në gara në një konkurrencë të fortë, arrita sukses të madh, pas përfundimit të garave takova missin e ish Jugosllavisë Znj. Erika Horvat nga Slovenia, e njoftova për iniciativën time për zyrtarizimin e fitnessit për femra në Kosovë, i bëra ftesë për një seminar një javor në Prishtinë, që të prezantoj përvojën dhe aftësitë e saja në fitness.

Ajo me kënaqësi pranoj ofertën time dhe pas një kohe arriti në Kosovë.

Atë mbrëmje solemne të organizuar në Prishtinë, në prani të gazetarëve dhe mediave TV, në prezencë të mysafirëve të shumtë kjo ceremoni kaloj për mrekulli! Por munguan në pjesëmarrje LBBK/Federata e Bodybuildingut te Kosovës/Arsyeja ishte se kinse ende nuk janë pjekë kushtet për një fillim të tillë!

Ata jo vetëm që nuk erdhën, por edhe me kritikuan ashpër, përmes mediave të informimit, se kinse Kamber Demaj, kryen veti organizoj “Seminar ne regji private“, çka nuk ishte e vërtetë, e vërteta ishte xhelozia ndaj meje.

Reagim të ashpër dhe me karakter politikë, pati edhe kryetari i klubit, gjykatësi Ivan Kostiq, njeri që me urrente pa masë. Edhe pse nuk kishte të drejte të ishte kryetar, se i kishte kaluar 3 vite më parë mandati për kryetar.

Në vitin 1991 në Sportin e Kosovës dhe në Pallatin e Rinisë, u instaluan masat e dhunshme të dirigjuara nga Beogradi.

Larguan Drejtorin Gjeneral z. Sadria Musiq, i cili na përkrahte pa rezervë.
Unë refuzova t’i nënshkruaj masat e dhunshme nga Serbia.

Drejtori i  dhunshëm Lubomir Vujoviq, u mllefos kur dëgjoj se unë e nënshkrova Listën “Shoqata e Sporteve te Pavarura te Kosovës“ të inicuar nga sportisti, jurist Ali Latifi.

Kësaj liste ju bashkangjitë së bashku me trajnerin prof. Mentaz Allajbegun dhe trajner i Kick - Box Aziz Salihu, mua menjëherë me larguan dhunshëm nga Pallati i Rinisë, kështu që u detyrova ta braktisi Kosovën”, ka shkruar Demaj në profilin e tij në facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat