Sportistes së Kosovës nuk i lejohet kalimi i kufirit, bullgarët kanë këtë porosi!

Sporti

Sportistes së Kosovës nuk i lejohet kalimi i kufirit, bullgarët kanë këtë porosi!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2021 Në ora: 20:43
Sportistes së Kosovës nuk i lejohet kalimi i kufirit, bullgarët kanë këtë porosi!

Një ëndërr e parealizuar për Pranvera Xhaferit, kampione e Kosovës në Drag për vitin 2020.

Ajo dje u nis për të kaluar kufirin bullgar, por u ndal nga policia doganore dhe nuk ka arritur të kalojë andej, pasi që nuk e kishte vizën D, ndërsa C-ja fatkeqësisht nuk i kreu punë pasi që Kosova është në zonën e  kuqe për shkak të korona virusit.

Pranvera priti të paktën që sot të kryhet puna, por pa sukses. 

Zyrtarët e Federatës së Automobilizmit të Bullgarisë, shprehen keqardhje, por sipas burimeve tona, ata i kanë thënë Pranverës, se nuk kanë çfarë të bëjnë për faktin se e shtuna dhe e diela është ditë pushimi në Ministrinë e Shëndetësisë së Bullgarisë dhe nuk kanë asnjë mundësi t’ia sigurojnë dokumentacionin e posaçëm – lejekalimin.

Pranvera u ftua në garën e Silvenit, por nuk mund të marrë pjesë për shkaqet e lartpërmendura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat