Ravens e nisin sezonin me humbje!

Sporti

Ravens e nisin sezonin me humbje!

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 15:15
Ravens e nisin sezonin me humbje!

Si zakonisht ashtu sic e kërkon edhe tradita në javën e dytë të muajit shtator nisi rrugëtimin në Shtetet e Bashkuara sezoni i ri në NFL dhe java hapëse u mbyll madje në mënyrën më spektakolare të mundshme, teksa ekipi i Las Vegas Raiders mundi pas kohës shtesë skuadrën e Baltimore Ravens.

Takimi më emocionues i kësaj jave të parë ishte padyshim dueli ndërmjet Tampa Bay Buccaneers dhe Dallas Coëboys në Stadiumin Raymond James në Florida, ku kampionët në fuqi të udhëhequr nga quarterback-u legjendar, 44-vjecari Tom Brady ia dolën mbanë për të mposhtur 31-29 franchise-n e mirënjohur teksan, para plot 65.500 spektatorëve, falë një field goal-i të realizuar 2” para fundit nga kicker-i i tyre Ryan Succop. Po aq dramatik rezultoi gjithashtu edhe “monday night football”, me takimin përmbyllës Raiders – Ravens.

Këto dy ekipe bëjnë pjesë në American Football Conference. Franchise nga Nevada vjen nga Divizioni i Perëndimit në këtë konferencë, ndërsa Baltimora bën pjesë në Divizionin e Veriut në AFC. Dy skuadrat dhuruan spektakël, por mbi të gjitha edhe një ndeshje të madhe, me dy field goal në 37” e fundit të takimit, nga një për secilin ekip, duke shtyrë gjithcka për në overtime.

Ndeshja e dytë e javës hapëse që pati kështu nevojë për kohën shtesë, pas sfidës Cincinnati Bengals–Minnesota Vikings ku franchise nga Ohio triumfoi 27-24. Në Allegiant Stadium, në Paradise miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të cornerback-ut Ty’Son Williams dhe korbat nga Maryland-i mbyllën periodën hapëse me epërsinë 7-0. Wide receiver-i Marquise Brown dyfishoi shifrat dhe pas konvertimit të saktë nga ana e Justin Tucker skuadra e drejtuar nga trajneri John Harbaugh fluturoi në +14, pas vetëm 21’ lojë.

Running back-u Josh Jacobs shënoi pikët e para për vendasit me touchdoën, ndërsa në sekondën e fundit të pjesës së parë kicker-i Daniel Carlson e ngushtoi akoma më shumë diferencën dhe Ravens shkuan në interval me avantazhin minimal 14-10. Në 15’ e tretë pikët e vetme i shënoi Justin Tucker dhe Baltimora u shkëput sërish në +7, megjithatë Raiders barazuan që në 6’ të fraksionit përmbyllës me anë të 23-vjecarit nga Oklahoma Josh Jacobs. 6’ para fundit running back-u Latavius Murray i coi Ravens përsëri në +7, sidoqoftë tight end-i i Raiders Darren Waller barazoi shifrat në 24-24 po me touchdoën, për të ekuilibruar sërish rezultatin.

Në xhiron e fundit të akrepave, përsa i përket kohës së rregullt dy skuadrat realizuan sulme të shpejta dhe produktive, e për rrjedhojë Tucker dhe Carlson realizuan nga një field goal, për të shtyrë llogaritë për në overtime. Në kohën shtesë ëide receiver-i Zay Jones shënoi me touchdoën për t’i dhënë përfundimisht franchise-t nga Nevada suksesin 33-27 dhe ekipi i Baltimore Ravens që sezonin e kaluar ishte gjysmëfinalist në American Football Conference e nisi në këtë mënyrë edicionin e 102 të futbollit amerikan me humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat