Edi Rama përfshin në Ushtri kampionet olimpike të Kosovës

Sporti

Edi Rama përfshin në Ushtri kampionet olimpike të Kosovës

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 12:29
Edi Rama përfshin në Ushtri kampionet olimpike të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u shpreh se ka vendosur të përshijë në strukturën e Forcave të Armatosura dy kampionet e arta olimpike të “Tokyo 2020”,  xhudistet e Kosovës Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

“Vendimi tjetër i rëndësishëm jo vetëm simbolikisht, por edhe praktikisht, është vendimi për përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosur të dy fituesve të medaljave të arta në Lojrat Olimpike Tokyo 2020, të dy shqiptareve nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, të cilat kanë arritur diçka që është absolutisht e jashtëzakonshme, të cilat po ashtu kanë shprehur interesin për tu bashkuar me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Do të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë të trajtohen gjithë jetën me një status të veçantë.

Në shëmbujt e vendeve të tjera këtë status të veçantë kamionëve këtë status të veçantë ia jep përfshirja në Forcat e Armatosura.

Nga ana tjetër të jenë aty shembuj rezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat