Jelena e Gjokës dhe Vlade Divac, këta faqezi provokojnë rëndë Kosovën duke kënduar në autobus! 

Sporti

Jelena e Gjokës dhe Vlade Divac, këta faqezi provokojnë rëndë Kosovën duke kënduar në autobus! 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shtator 2021 Në ora: 12:53
Jelena e Gjokës dhe Vlade Divac, këta faqezi provokojnë rëndë Kosovën duke kënduar në autobus! 

Sot në shumë media të Serbisë është shpërndarë video duke kënduar faqeziu Vlade Divac, ish basketbollist dhe gruaja e provokatorit Novak Gjokoviq, Jelena, e cila për disa ditë ishte në Kosovë, sipas saj për ndihma humanitare, duke vizituar Graçanicën, Manastirin e Deçanit, Gorazhdecin e Hoçën e Madhe.

Jelena erdh e shkoi me frymë nacionaliste nga Kosova, më së miri shihet edhe përmes një video duke kënduar me Divacin e shumë të tjerë.   

Këta faqezi, Divac e Jelena, provokojnë rëndë duke kënduar: “Ku te nisem te shkoj te ti kthehem prapë, kush të te merr nga shpirti im Kosovë”. 

A ishte edhe Vlade Divac në Kosovë? A u fut në heshtje me fondacionin famëkeq ‘Novak Gjokoviq’? A u kontrolluan këta individë që u futen brenda Kosovës, shumëçka është mjegull! E para, Divac njihet nga provokatorët më të mëdhenj dhe kundër shqiptarëve.

Jelena e Gjokës dhe Vlade Divac, këta faqezi provokojnë rëndë Kosovën duke kënduar në autobus! 

Ky autobus se si këndohet, të kujton kohërat e fundviteve të 90-ta (1989), kohën e Gazimestanit dhe okupimin e Kosovës, pastaj fillimi i luftërave në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, pastaj në Kosovë.

Video është dëshmia më e mirë, kush janë këta faqezi, pse vijnë në Kosovë dhe me urdhër të kujt dihet botërisht, Aleksandër Vuçiqit, ish zëdhënësit të kryekasapit Millosheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat