LOD “Pekin 2022”, pa spektatorë të huaj

Sporti

LOD “Pekin 2022”, pa spektatorë të huaj

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 15:01
LOD “Pekin 2022”, pa spektatorë të huaj

Pas Lojrave Olimpike në Tokio, edhe Lojrat Dimërore në Pekin të Kinës në vitin 2022, do të zhvillohen pa spektatorë të huaj.

Vendimi është marë Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, i cili konfirmoi se në garat dimërore në Kinë, do të ketë vetëm spektatorë vendas, por jo edhe të huaj.

Të gjithë sportistët, çfarëdo vaksine që kanë marë, mund të garojnë në disiplinat e tyre, ndërsa ata që nuk janë vaksinuar, duhet të kalojnë karantinën 3 javore.

Kujtojmë se Lojrat Olimpike Dimërore në Pekin, do të zhvillohen prej 4 e deri më 20 shkurt, të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat