Elhami Shabani fiton medaljen e argjendtë: E humba finalen në 3 sekondat e fundit

Sporti

Elhami Shabani fiton medaljen e argjendtë: E humba finalen në 3 sekondat e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 16 tetor 2021 Në ora: 20:04
Elhami Shabani fiton medaljen e argjendtë: E humba finalen në 3 sekondat e fundit

Karateisti i Kosovës, Elhami Shabani, ka arritur sukses të madh në Kampionatin Ballkanik, që po zhvillohet në Poreç të Kroacisë.

Ai fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë - 75 kg.. 

Shabani në finale nuk arriti të mposht turkun Enes Bulut.

Reprezentuesi i Kosovës, deklaroi se një pakujdesi e vogël i kushtoi në finale.  

“Gara ishte shumë e fort se ishte kampionat ballkanik, të gjitha shtetet kanë ardh me më të mirët e tyre.

Pas 4 luftërave të fituara arrita në finale.

Dhe në finale nga një pakujdesi e vogël e humba finalen në 3 sekondat e fundit.

Kjo garë gjithashtu ka qenë një test shumë i mirë për mu para Kampionatit Botëror i cili mbahet muajin tjetër në Dubai”, thotë Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat