Dëmton rëndë shtyllën kurrizore

Sporti

Dëmton rëndë shtyllën kurrizore

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 12:51
Dëmton rëndë shtyllën kurrizore

Gjimnastja 21-vjeçare japoneze Hatakeda Hitomi, ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë stërvitjes.

Ajo ishte kualifikuar për në finalen e disiplinës “all around” të Kampionatit Botëror të gjimnastikës artistike, por gjatë nxehmjes që po kryente para garës është rrëzuar në veglën e paraleles asimetrike.

Ajo u transportua me barelë në ambulancë dhe më pas me urgjencë në spital, ku u diagnostikua me dëmtim të shtyllës kurrizore. Ka qenë ky rezultati i rezonancës magnetike.

Mësohet se gjimnastja është në gjendje të stabilizuar dhe poranë saj është nëna, njëkohësisht trajnerja e saj.

Sipas dëshmitarëve që ishin në vendngjarje, Hitomi u rrëzua me fytyrë në tokë teksa ishte duke ushtruar ushtrimin e “Komova”.

Përplasja ishte e fortë, duke pësuar dëmtime edhe në fytyrë, përveç atyre në kraharor dhe shtyllën kurrizore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat