Aida ia përplasi Sllobodanit për kampionin e Kosovës! 

Sporti

Aida ia përplasi Sllobodanit për kampionin e Kosovës! 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:12
Aida ia përplasi Sllobodanit për kampionin e Kosovës! 

Serbët gjithmonë përdorin gënjeshtrën kur pësojnë humbje, sidomos pas eliminimit nga kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja.

Një farë medium serb “Glas Srpske” kishte gatuar rrena të shumta, sipas tyre Borci nga Banjalluka ka kaluar keq në Pejë!  Borci u eliminua nga Kupa e Evropës në hendboll (meshkujt), pasi që pësuan humbje me 29:22 duke iu zhvlerësuar fitorja në Banjallukë me 28:25.

Një komentuese, Aida Olujiç, godet serbët, duke iu thënë pse nuk keni shkruar çfarë ndodhë në Banjallukë kundër Besës. 

“Nuk keni shkruar për rrëmujën në shtëpinë tuaj!”, komenton Aida.

Sllobodan Letiq, reagon me neveri: “Me sa shoh unë, nuk kam kërkuar mendimin e ‘Aida Olujiç’, nuk e di pse po ndërhyni. Unë jam redaktor gazete”.

Aida Olujiç ia kthen: “Sllobodan, le t'ju kërkojmë të përgjigjeni në vend të tyre”.

Besa ishte pritur në mënyrën me të keqe, me sharje e kërcënime në Banjallukë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat