Gresa Mustafai dhe Hamza Zylali, kampion në qytetin e flamurit

Sporti

Gresa Mustafai dhe Hamza Zylali, kampion në qytetin e flamurit

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 11:29
Gresa Mustafai dhe Hamza Zylali, kampion në qytetin e flamurit

Dje, në qytetin e bukur, në qytetin e Flamurit dhe Ismail Qemalit, në Vlorë, u zhvillua edicioni i pestë Kupa “PAVARËSIA 2021” në karate, organizuar nga Klubi i Karatesë “Flamurtari”, udhëhequr nga Reiz Tozaj.

Në këtë turne ndërkombëtar morën pjesë mbi 350 karateistë klube nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia.

Struga u përfaqësua me sukses nga klubi i karatesë “Drini”.

Ata u paraqitëm me pesë karateistë në disiplinën kumite (luftë sportive), duke fituar dy medalje të arta, një medalje argjendtë dhe një medalje të bronztë.

Me medalje ari u stolisën:Gresa Mustafai (në kadete, +54kg) dhe Hamza Zylali (Junior, +76kg).

Me medalje të argjentë u stolis: Loriana Ramo (seniore, -61kg) dhe me medalje bronzi u stolis Pasho Mustafai (kadet, -57kg). Pa medalje këtë radhë mbeti Velerda Seferi (kadete, -54kg).

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e sportistëve tanë në Vlorë. Ky turne ishte një test i mirë para kampionatit Ballkanik në karate, ku nga  data 26-28 nëntor 2021 do të zhvillohet në Rijekë të Kroacisë, ku Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut do ta përfaqësojnë edhe tre karateistët e klubit tonë: Gresa Mustafai, Hamza Zylali dhe Loriana Ramo”, deklaroi trajneri i KK “Drini”, Alim Hajredini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat