​Kosova lufton për katër medalje në Kampionatin Botëror të Karatesë

Sporti

​Kosova lufton për katër medalje në Kampionatin Botëror të Karatesë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 20:33
Kampionati Botëror i Karatesë

Kosova është në garë për katër medalje të bronzta në Kampionatin Botëror të Karatesë.

Pas Fortesa Oranës (+68 kg) e Elhami Shabanit (-84 kg), edhe Ylli Cenaj (-67 kg) dhe Albulena Gërvalla (-55 kg) do të vazhdojnë rrugën drejt medaljes së bronztë përmes repesazhit në Kampionatin Botëror të Karatesë.

Kamopionati po mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kosova njihet për suksese të jashtëzakonshme në sportet individuale dhe vazhdimisht ka fituar medalje të arta dhe të argjendta në gara të rëdësishme evropiane dhe botërore ku ka marrë pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat