Krasniqi: Bashkëpunimi ndërmjet KOKSH-it dhe KOH-it i shërben edhe Kosovës

Sporti

Krasniqi: Bashkëpunimi ndërmjet KOKSH-it dhe KOH-it i shërben edhe Kosovës

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 15:32
Krasniqi: Bashkëpunimi ndërmjet KOKSH-it dhe KOH-it i shërben edhe Kosovës

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë qenë të pranishëm sot në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komitetit Olimpik të Shqipërisë dhe Komitetit Olimpik të Hungarisë, të nënshkruar sot në Tiranë.

Drejtuesit e KOK-ut, kanë shfrytëzuar mundësinë e diskutimit me drejtuesit e KO të Hungarisë, për çështje të ndryshme të bashkëpunimit.

Ligji i Sportit të Hungarisë vlerësohet si njëri prej më të mirëve, dhe kjo ishte njëra nga temat e diskutimit tre palësh.

Presidenti Krasniqi theksoi që bashkëpunimi ndërmjet KOKSH-it dhe KOH-it i shërben edhe Kosovës, për të zhvilluar sportin në nivele më të larta, duke marrë praktikat më të mira nga miqtë tanë hungarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat