A ka teknika sekrete në karate?

Sporti

A ka teknika sekrete në karate?

Nga: Raif Musa Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 21:57
A ka teknika sekrete në karate?

Në komunitetin e karatesë shpeshherë flitet për “teknikat e fshehura” në kata, prandaj shtrohet pyetja a ekzistojnë në të vërtetë ato apo jo?.

Nëse nisemi nga pikëpamjet e ndryshme të mjeshtërve se çfarë kuptojnë ata me nocionin " të fshehura", në kuptimin e teknikave të karatesë, dhe a janë "fshehur" ose errësuar qëllimisht ato, apo janë të hequra plotësisht nga metodologjia trajnuese!. 

Dhe gjithnjë kjo ju referohet në mënyrë eksplicite teknikave në KATA. 

Sipas literaturës që kam exploruar nëpër vite në përgjithësi këto teknika quhen kakushi-te (dora e fshehur), ose kakushi-waza (teknika të fshehura).

Por “ sekretet e karatesë” zakonisht qëndrojnë në ndryshimin e vërtetë midis Karatesë Moderne ose Karate-Do dhe Karate-Jutsu-së më të vjetër (To-De).

Prandaj, këtu nuk kemi të bëjmë me stile të karatesë, por me sisteme teknikash dhe metodologji stërvitore!
Sepse, nga ajo që kam mësuar në karate nga trajnerët e mi, dhe nga ajo që kam mësuar nga librat e vjetër , nuk janë në të vërtetë "teknika sekrete" në kuptimin që ato janë të fshehura qëllimisht, por realisht janë teknika që nuk janë trajtuar/trajnuar fare...

Sensei Fahri Mahalla na pat thënë kohë më parë: “për të demonstruar përdorimin funksional të teknikave të karatesë, duhet trajtuar/trajnuar çdo teknikë ”E që i bjen, që në karate s’ka sekrete teknikash, kur i trajton/trajnon ato të gjitha në ushtrime dhe gjatë studimit të karatesë si mënyrë të jetesës.
Autori është trajner i KK Kastrioti nga Ferizaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat