Vdes sportisti shqiptar

Sporti

Vdes sportisti shqiptar

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 12:10
Vdes sportisti shqiptar

Gazetari i njohur sportiv, Defrim Methasani, ka ndarë për sportdahësit një lajm të hidhur sot:

“Shuhet një tjetër ikonë e sportit dhe peshëngritjes shqiptare, Ferit Berberi, “Mjeshtër i Madh”. Pak ditë më parë e telefonova dhe e urova, sepse bëri 75 vjeç.

Zëri në fakt nuk mu duk kumbues si herët e tjera. Si duket sëmundja e mushkërive e kish ngrënë pak e nga pak kollosin e shtangës, ish-trajnerin e suksesshëm dhe sekretarin e federatës për shumë vite.

Image

Ferit Berberi, në të majtë

Dinamo dhe kombëtarja, të cilat ai i drejtoi, njohën para viteve 90-të shembullin e njeriut të punës dhe sakrificës, shoqëruar me rezultate të niveleve ndërkombëtare. Lamtumirë kampioni i heshtur Ferit Berberi dhe u prehsh në paqe!”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat