Evis Kushi tregon sa përfitojnë Briken Çalja dhe Erkand Qerimaj

Sporti

Evis Kushi tregon sa përfitojnë Briken Çalja dhe Erkand Qerimaj

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 14:09
Evis Kushi tregon sa përfitojnë Briken Çalja dhe Erkand Qerimaj

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka lajmëruar sot ndryshimet në ligj për shpërblimet e sportistëve shqiptarë elitarë që përfaqësojnë Shqipërinë në kampionate ndërkombëtare.

Sipas ministres, nga sot të gjithë sportisët elitarë të peshëngritjes do të shpërblehen njësoj sipas rregulloreve ndërkombëtare.

“Për shkak të vakumit ligjor, kemi parashikuar në disa dispozita që edhe ata sportistë që e kanë përfituar statusin e nivelit të lartë gjatë këtyre muajve, të trajtohen sipas këtij vendimi.

Që do të thotë Briken Çalja do shpërblehet e vlerësohet njësoj si peshëngritësit e tjerë evropianë e botërorë.

Por jo vetëm Brikeni por dhe Erkand Qerimaj e të tjerë që muajt e fundit na kanë nderuar në kapionate evropiane”, tha ministrja Kushi para gazetarëve.

Duke u ndalur tek sporti i peshëngrijtjes, ministrja Kushi tha se për herë të parë “sportistët medalistë do të shpërblehen për të gjitha garat shtytje shkëputje dhe dygarëshin se me vendimin më parë ata shpërbleheshin vetëm për dy garësishin”.

“Lajme të mira për sportistët elitarë ata që e përfaqësojnë Shqipërinë në kampionate ndërkombërtare.

Me vendimin e sotëm miratuam disa ndryshime në kriteret, shpërblimin e trajtimin e sportistëve që përfitojnë statusin e nivelit të lartë dhe trajnerët e tyre. Qëllimi t’i motivojmë sa më shumë e për t’i krijuar kushtet për të ushtruar sportin.

Konkretisht masat e shpërblimit janë parashikaur sipas fashave të rezultateve në secilin prej kampionateve”, tha Kushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat