E hidhur, vdes sportisti në moshën 36-vjeçare 

Sporti

E hidhur, vdes sportisti në moshën 36-vjeçare 

Nga: K.G. Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 12:36
E hidhur, vdes sportisti në moshën 36-vjeçare 

Është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare një nga lojtarët më të mirë të ragbit, Taniela Moa.

Moa ka luajtur 20 ndeshje për kombëtaren e Tongas që nga viti 2011-2015. Ai luajti edhe në Zelandën e Re për Auckland pastaj për Blues dhe Chiefs.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes. 

Moa thuhet se ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në prani të familjes.

Të gjitha ish-klubet e tija dhe i gjithë komuniteti i ragbit, janë të tronditur me këtë lajm të ikjes në amshim të lojtarit, siç thonë ata, “legjendarit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat