Zogaj i pari në Finlandë

Sporti

Zogaj i pari në Finlandë

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:49
Zogaj i pari në Finlandë

Sukseset e jashtëzakonshme të xhudos kosovare kanë nxitur gjeneratat e reja që të merren më shumë me sporte luftarake.

E një prej talentëve më premtues është mundësi 8-vjeçar nga Prizreni, Dior Zogaj, përcjellë Gazeta Olle.

Ai aplikon mundjen që prej fëmijërisë, teksa stërvitjet e palodhshme kanë filluar t’i japin frytet e veta.

Së fundmi, Zogaj ka zënë vendin e parë në garën ndërkombëtare “International Helsinki Open”, të mbajtur në Finlandë, ku morën pjesë garues nga shumë shtete.

Ai ishte i pakonkurrencë edhe në një turne tjetër të mbajtur më herët në Maqedoninë e Veriut.

Sigurisht, merita të mëdha për Diorin ka trajneri i tij, Sadik Ferati dhe klubi “Kolosi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat