Halil Mahalla: Të hënën fillojmë përgatitjet, synimet janë të qarta 

Sporti

Halil Mahalla: Të hënën fillojmë përgatitjet, synimet janë të qarta 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2022 Në ora: 17:58
Gani Mahalla e Halil Mahalla

Karateja është prej sporteve më atraktive në vendin tonë dhe sukseset nuk iu mungojnë edhe nga garat e rrafshit ndërkombëtarë në kategoritë e ndryshme.  

Klubi me renome Kastrioti nga Ferizaj, kolektiv që ka dhënë shumë emra që nga fundvitet e 70-ta e deri me tani, nga e hëna fillojnë përgatitjet për vitin 2022.

Kryetari i klubit, Halil Mahalla, tha se synimet i kanë të qarta për vitin 2022.

Image

Nga e majta Halil Mahalla, Diellza, Fatjon e Halil Mahalla 

“Të hënën fillojmë përgatitjet për pjesën pranverore nën drejtimin e kryetrajnerit Gani Mahalla.

Synimet tona si gjithmonë janë të qarta, luftojmë për medalje e trofe brenda dhe jashtë vendit. Synojmë rezultate sa më të mira”, tha Halil Mahalla për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Kastrioti ka një numër të madh të djemve e vashave që stërvitin me përkushtim e me synime për suksese të reja, përgatitjet do t’i zhvillojnë në sallën e shkollës së fillore “Shaban Hashani” në Ferizaj.

Image

Fehmi Mahalla, kampion i Evropës në vitin 2004

“Kushtet në sallë janë të mira, besojmë e shpresojmë se garuesit do të përgatiten sa më mirë”, tha më tej Halil Mahalla.

Gani Mahalla është prej trajnerëve më të mirë në Kosovë, si gjithmonë edhe tani synon që të zbulojë e formojë emra të mëdhenj të këtij sporti.

Mos të harrojmë se nga kjo familje sportistësh, Fehmi Mahalla në fanellën e Zvicrës u bë kampioni i Evropës në vitin 2004 në Tenerife të Spanjës.

Image

Fahri Mahalla

Mahalla, janë familje që gjithmonë dhanë për karatenë e për sportin, jo me kaq por edhe në çështjen kombëtare duke iu falënderuar arkitektit të karatesë e veprimtarit të shquar prof. Fahri Mahalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat