Politikani Filipoviq tërbon serbët me tekstin e tij: Familja e Novakut i ka mpirë njerëzit!

Sporti

Politikani Filipoviq tërbon serbët me tekstin e tij: Familja e Novakut i ka mpirë njerëzit!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2022 Në ora: 15:45
Politikani Filipoviq tërbon serbët me tekstin e tij: Familja e Novakut i ka mpirë njerëzit!

Analisti politik malazez Lubomir Filipoviq iu ka treguar serbëve se nuk janë në tokë të bukës. Ai e ka sulmuar në mënyrë me brilante tenistin provokues Novak Gjokoviqin dhe kërkon që të pezullohet përjetësisht nga të luajturit tenis.

Në tekstin që ka shkruar për portalin “CDM”, ai ka shkruar se Gjokoviq ose e ka falsifikuar testin ose nuk është infektuar kurrë me koronavirus, ka shtuar se rrezikon jetën e fëmijëve dhe ka shkruar për familjen e tij se po “mashtron serbët”.

“Serbia nuk e shqetësoi kur studionte atje dhe diplomohej në Beograd, kështu që u kthye në Mal të Zi më të shpejt dhe më mirë që të vazhdonte të pështyjë në të njëjtin vend. Ai u bashkua me PSD-në dhe shpejt u fut në postin e nënkryetarit të bashkisë dhe tani i jep të drejtë vetes të pështyjë.

Tekstin e tij po e përcjellim në tërësi pa korrigjim editorial, që ta shihni vetë se çfarë lloj personi është”, - shkruan me nervozizëm media serbe “Alo”.

“Novak Gjokoviq meriton shkualifikim të përjetshëm. Jo pse nuk është vaksinuar, apo pse nuk beson te vaksinat. Kjo është e drejta e tij, derisa ai të fillojë të përdorë famën e tij si një platformë për përhapjen e dezinformatave për virusin dhe vaksinat, por as për këtë nuk e meritonte shkualifikimin.

Novak e shkualifikoi veten për përdorimin e statusit të figurës hyjnore në popullin e tij për të anashkaluar rregullat në Serbi dhe për të rrezikuar njerëzit përreth tij. Përkatësisht, ai u diagnostikua me infeksion me koronavirus më 16 dhjetor, ndërsa më 17 dhjetor ishte në mesin e fëmijëve dhe ndau çmimet. Ka dy mundësi ose që ai të mos ishte i infektuar dhe që testi i tij ishte falsifikuar qëllimisht për shkak të turneut në Australi, ose se ai ishte aq i papërgjegjshëm ndaj vetes dhe të tjerëve, saqë ecte mes njerëzve të vetëdijshëm për infeksionin.
Në vend të kësaj, Gjokoviç dhe familja e tij po përdorin të gjitha mundësitë e tyre për të mpirë njerëzit në Serbi dhe për të ushqyer nacionalizmin në atë vend. 
Novak Gjokovic është një tenist i mirë, ndoshta më i miri ndonjëherë, por ai është një njeri me karakter të dobët. Përndryshe ai nuk do ta lejonte veten të bënte atë që bën. Në Mal të Zi, ai mbështeti lëvizjen nacionaliste që fshihej pas liturgjive kishtare, dhe tani, duke u bashkuar me antivaksuesit dhe teoricienët e konspiracionit global dhe populëistët e djathtë, ai po provon natyrën e asaj lëvizjeje.
Dikur gëzohesha kur fitonte turne, kam kohë që jam indiferent ndaj tij dhe tash e tutje do të bëj tifo që të humbasë çdo ndeshje”,
ka shkruar mes të tjera Filipoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat