‘Ujqit’ reagojnë për zgjedhjen e sportistit në Ferizaj: Është një turp i madh

Sporti

‘Ujqit’ reagojnë për zgjedhjen e sportistit në Ferizaj: Është një turp i madh

Më: 25 janar 2022 Në ora: 12:32
‘Ujqit’ reagojnë për zgjedhjen e sportistit në Ferizaj: Është një turp i madh

Tifozët “Ujqit” reagojnë ashpër me zgjedhjen e sportistit të Vitit në Ferizaj për vitin 2021. 

“Ujqit” janë të revoltuar që u lanë në harresë. 

“Të nderuar anëtarë të tifogrupit Ujqit, bashkëqytetar ne si tifogrup shprehim pakënaqësitë tona rreth zgjedhjes së sportistit të vitit në Ferizaj. 

Në rend të parë, komisioni që vendosi për zgjedhjen e sportistit të vitit 2022, nuk e pa të arsyeshme të jep mirënjohje për 'Ujqit', që ishin gjithmonë pranë klubeve të qytetit, por komisioni i "nderuar" as që na përmendën e lëre më diçka më shumë.

Kjo padyshim është një turp i madh për ata që vendosën të mos na japin një mirënjohje, në shenjë respekti për neve si tifogrup. Ujqit janë gjithmonë në përkrahje të klubeve të qytetit, pa asnjë interes por vetëm me dashuri e pasion, ju të tjerët të gjithë e keni për interesa personale financiare, andaj nuk do më shumë fjalë 

Ne si tifogrup jemi shumë të zhgënjyer nga komisioni, por kjo nuk do të na ndal asnjëherë në rrugën tonë, drejtë mbështetjeve të çdo klubi të Ferizajt, ne ishim dhe do të mbetemi gjithmonë djemtë besnik të qytetit”, reagojnë “Ultras Ujqit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat