Dehari dhe Cvetanovska, bartës të flamurit në “Pekin 2022”

Sporti

Dehari dhe Cvetanovska, bartës të flamurit në “Pekin 2022”

Më: 28 janar 2022 Në ora: 15:14
Dehari dhe Cvetanovska, bartës të flamurit në “Pekin 2022”

Komiteti Olimpik i Maqedonisë, prezantoi 3 sportistët, të cilët nën drejtimin e drejtorit sportiv, Vlladimir Bogoevski, do të marrin pjesë në Lojrat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Që të tre sportistët, premtuan se do të japin maksumimin që të arrijnë rezultate të larta në Lojrat Dimërore në Kinë.

Ndërkohë u konfirmua se Dardan Dehari dhe Ana Cvetanovska, do të bartin flamurin e Maqedonisë në ceremonialin e hapjes në “Pekin 2022”. Kujtojmë se Lojrat Olimpike Dimërore do të zhvillohet prej 4 e deri më 16 shkurt.

Komiteti Olimpik i Maqedonisë, prezantoi 3 sportistët, të cilët do të mbrojnë ngjyrat e Maqedonisë në Lojrat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Dardan Dehari dhe Ana Cvetanovska, do të bartin flamurin e Maqedonisë, në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore  “Pekin 2022”, për të respektuar barazinë e gjinive, një nismë të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që filloi nga Lojrat Olimpike Verore “Tokio 2020”. Përpos tyre, në ekspeditën e Maqedonisë është edhe Stavre Jada, i cili ishte në rolin e njëjtë, si bartës i flamurit, në Lojrat Olimpike Dimërore, katër vite më parë në Pjongçang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat