KK Arena: Sukseset tona nuk do të ndalën 

Sporti

KK Arena: Sukseset tona nuk do të ndalën 

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 19:13
KK Arena: Sukseset tona nuk do të ndalën 

Klubi i Karatesë Arena nga Peja po tregon rezultate të mira dhe me synime që ecurinë e vitit 2021 të vazhdojnë edhe këtë vit.

Drejtuesit e klubit janë të kënaqur me rezultate dhe shpresojnë se këtë viti do të arrijnë edhe me shumë  medalje e trofe në garat e ndryshme që organizohen në vend dhe jashtë saj. 

“Pas punës profesionale dhe përkushtimit të vazhdueshëm gjatë vitit 2021 ku mori pjesë në të gjitha garat shtetërore të organizuara nga FKK dhe garat rajonale, dhe korri suksese të kënaqshme,  përfundoj me sukses planprogramin e paraparë.

Andaj edhe vlerësimi ne bazë të sukseseve nuk mungoj.

Image

Në nivelin komunal në mesin e më të mirëve të përzgjedhur me meritë nga komisioni në bazë të sukseseve, ishin edhe dy anëtarë të klubit Arena.

Trajneri jonë i respektuar Sensei Baki Desku u zgjodh me meritë Refer i Vitit 2021.

Dhe Garuesja e klubit tonë Eda u zgjodh në mesin e Shpresave më të mira për vitin 2021.

Kurse në rangun shtetërorë në përzgjedhjen e mê tê mirëve nga Federata e Karatesë e Kosovës u përzgjodhën dy garues nga klubi Arena.

Ne grupmoshën e 7 – vjeçarëve garuesi jonë Emiri ishte ne top tre me te mirët, kurse në grupmoshën 12 vjeç garuesi tjetêr Armini ishte në top 5 më të mirë.

Image

Kjo dëshmon që në klubin Arena punohet më përkushtim të madh dhe me profesionalizëm, andaj tani jemi njëri ndër klubet më të suksesshëm në nivelin komunal dhe shtetërorë.

Falënderojmë Kyetarin dhe Kryesinë e klubit, nxënësit, prindërit e nxënësve, fansat dhe të gjithë ata që kontribuan dhe na ndihmuan ne çfarëdo mënyre.

Image

Një falënderim të veçantë trajnerit tonë të palodhshëm Baki Deskut për punën profesionale dhe përkushtimin e madh. 

Ju premtojmë që sukseset tona nuk do të ndalën në vazhdimësi”, shkruan në faqen e KA Arena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat