Nisin garat e para olimpike

Sporti

Nisin garat e para olimpike

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 11:09
Nisin garat e para olimpike

Edhe pse Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022” do të nisin zyrtarisht të premten (4 shkurt), kur dhe zhvillohet ceremonia e hapjes, sot kanë nisur të zhvillohen garat e para.

Sportistët kanë nisur konkurrimet e tyre në disiplinën  e hokejit në akull dhe curling, duke zhvilluar sfidat e para të këtij eventi. Po sot kanë nisur edhe provat zyrtare në ski alpine (zbritje e lirë).

Gjithçka deri më tani po shkon mirë, duke respektuar masat anti-Covid, ndërkohë që numri i spektatorëve është shumë i ulur. Organizatorët zhvillojnë çdo ditë teste anti-Covid.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha: “Do tj’u ofrojmë të gjithëve një Olimpiadë të mrekullueshme dhe të sigurt. Për këtë eventi kemi mobilizuar 300 milionë kinezë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat