Shtyhet debutimi i Albin Tahirit në LOD, shkak erërat e forta

Sporti

Shtyhet debutimi i Albin Tahirit në LOD, shkak erërat e forta

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Nuk ka filluar ashtu siç ishte paraparë gara e lëshimeve në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Kjo ka ndodhur për shkak të erërave të forta në këtë vend dhe si rrjedhojë nuk është zhvilluar as gara e skitarit nga Kosova Albin Tahiri, raporton KosovaPress.

Tahiri është dashur të garonte në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, por kjo nuk ndodhi. Fillimisht kjo garë u shty për disa orë, por për shkak të mos përmirësimit të motit, ajo y shty sërish dhe do të zhvillohet të hënën.

Albin Tahiri pritet të bëjë lëshimin e parë të hënë në orë 05:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat