Konfirmohet rasti i parë me doping

Sporti

Konfirmohet rasti i parë me doping

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 11:46
Konfirmohet rasti i parë me doping

Në Lojërat Olimpike dimërore “Pekin 2022” është regjistruar rasti i parë me doping. Bëhet fjalë për skiatorin

35-vjeçar iranian Hossein Saveh Shemshaki.

Ai ka dalë pozitiv pas një testi antidoping me disa steroidë anabolizues dhe është pezulluar nga garat. Ai mund ta apelojë vendimin vetëm pranë CAS-it.

Ndërkohë, vijojnë testet anti-Covid në Fshatin Olimpik dhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 raste të reja në mbi 71 mijë teste të kryera, katër janë sportistë dhe trajnerë, ndërsa pjesa tjetër janë staf i delegacioneve olimpike.

 

Të gjithë janë izoluar në struktura të posaçme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat