Aliti takoi sekretaren e përgjithshme të Komitetit Olimpik të Islandës

Sporti

Aliti takoi sekretaren e përgjithshme të Komitetit Olimpik të Islandës

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 19:35
Aliti takoi sekretaren e përgjithshme të Komitetit Olimpik të Islandës

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, ka takuar sekretaren e përgjithshme të Komitetit Olimpik të Islandës, Liney Rut Halldorsdottir.

Në takimin e zhvilluar në Pekin të Kinës, ku po mbahen Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022, të dyja palët diskutuan çështje të ndryshme të bashkëpunimit, ndërsa u pajtuan që të bëhen edhe vizita mes dy Komiteteve.

Halldorsdottir është po ashtu kryetare e Komisionit të EOC-ut për EYOF-ët, anëtar i së cilës është edhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, me ç’rast të dy patën mundësinë të diskutojnë për punën e komisionit, çështje të ndryshme operative dhe koordinim për takimet e ardhshme.

Ky ishte një takim shumë i rëndësishëm nga të dy palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat