Ukraina dërgon 20 sportist në Lojrat Paraolimpike në Kinë?!

Sporti

Ukraina dërgon 20 sportist në Lojrat Paraolimpike në Kinë?!

Më: 2 mars 2022 Në ora: 11:31
Ukraina dërgon 20 sportist në Lojrat Paraolimpike në Kinë?!

Komiteti Olimpik i Ukrainës, ka bërë me dije se ky vend do të dërgojë 20 sportistë e 9 zyrtarë, në Lojërat Paraolimpike Dimërore “Pekin 2022”, që nisin më 4 mars (deri më datën 13) në Kinë.

Një delegacion i përgatitur në kushte të vështira dhe i formuar me urgjencë për shkak të luftës në Ukrainë.

Me gjithë vështirësitë, ekipi paraolimpik (Olimpiada për persona me aftësi të kufizuara) ka mundur të lërë Ukrainën dhe të udhëtojë drejt Kinës. Sportistët ukrainas do të garojnë në disa disiplina sportive.

“Pjesëmarrja ishte një mision i vështirë, por ia dolëm mbanë të dërgojmë delegacionin tonë”, thanë drejtuesit e olimpizmit ukrainas.

Pak ditë më parë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) urdhëroi anullimin e çdo eventi në Rusi e Bjellorusi, si dhe rekomandoi Federatat Ndërkombëtare të përjashtojnë sportistët nga këto dy vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat