Elhami Shabani shkëlqen, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Sporti

Elhami Shabani shkëlqen, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Nga: K. Goca Më: 28 maj 2022 Në ora: 11:07
Elhami Shabani shkëlqen, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Karateisti i Kombëtares së Kosovës, Elhami Shabani, shkëlqen duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po zhvillohet në Gaziantep të Turqisë.

Shabani tregoi mjeshtrit e tija në përbaltje me bishnjakun Hamza Turulijan. 

Edhe një sukses i madh për Kosovën. 

“Elhami Shabani ka arritur suksesin më të madh në karrierën e tij, pas sakrificës shumëvjeçare në karate. 
Karateisti ynë fitoi medaljen e bronztë të Evropës në Kampionatin Evropian të Karatesë “Gaziantep 2022”, kategoria -75 kg.

Shabani mundi Hamza Turulijan e Bosnjë Hercegovinës 2:1”, shkruan në faqen e KOK-ut.

Duhet theksuar se në të kaluarën, Herolind Nishevci ka fituar medlaje të bronztë në Kampionatin Botëror dhe në Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat