Sportistja shqiptare shpallet kampione Europe

Sporti

Sportistja shqiptare shpallet kampione Europe

Më: 29 maj 2022 Në ora: 18:25
Sportisti shqiptar shpallet kampion Europe

Evangjeli Veli është shpallur kampione Europe në stilin e shkëputjes në peshën deri në 55 kg, në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Veli ishte optimiste se do ia dilte të ishte në zonën e medaljeve dhe në provën e parë ngriti 90 kg.

Më pas ajo e shtoi me 3 kg dhe e realizoi me sukses edhe provën e dytë.

Kamila Konotop dhe Nina Sterck ngritën më pas 94 kg dhe peshëngritësja shqiptare u kundërpërgjigj, duke ngritur 95 kg, çka i siguroi medaljen e artë në shkëputje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat