Në Prishtinë filloi Turneu Ndërkombëtar i shahut "Prishtina 2022"

Sporti

Në Prishtinë filloi Turneu Ndërkombëtar i shahut "Prishtina 2022"

Nga: Gani Kosumi Më: 18 qershor 2022 Në ora: 14:32
Në Prishtinë filloi Turneu Ndërkombëtar i shahut "Prishtina 2022"

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës dhe mbështetur nga Komuna e Prishtinës, në Hotelin Grand Prishtina ka fillua Turneu Ndërkombëtar i shahut "Prishtina 2022". Në këtë turne po marrin pjesë 60 shahistë nga 5 shtete, nga Shqipëria, Maqedonia, Hungaria, Bosnjë e Hercegovina dhe mikpritësi Kosova.

Garat do të zhvillohen sipas Sistemit Zvicëran me 9 xhiro.

Turneun e shpalli të hapur Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës i cili shahistëve ju dëshiroj mirëse ardhje në Kryeqendën e Kosovës duke ju uruar lojëra të mira dhe cilësore.

Lëvizjen e parë në këtë garë e bëri Armend Budima me Kryemjeshtrin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Emir Dizdareviq. Konkurrenca për të fituar Trofeun e Prishtinës do të jetë shumë e fortë nga se edhe shpërblimet janë joshëse.

Vendi i parë do të fitoi 1000 Euro, kurse do të shpërblehen 10 shahistët më të dalluar si dhe do të ketë edhe çmime speciale. Fondi shpërblyer në këtë turne është 5000 euro.

Drejtësinë do ta ndajjnë: Burhan Misini/kryesor/, Besnik Berisha, Nita Saraçi dhe Bujar Shita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat