​Karateja i sjellë një tjetër medalje të artë Kosovës

Sporti

​Karateja i sjellë një tjetër medalje të artë Kosovës

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 19:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Sporti i karatesë po vazhdon të sjellë suksese të jashtëzakonshme për Kosovën.

Kosova së fundi u prarua me medaljen e artë të cilën ia solli garuesi i kategorisë Junior Male Kumite (lufta) -55kg, Islam Selmani në Kampionatin Evropian të karatesë.

I cili përfundoi më 19.06.2022 në Pragë të Çekisë, ku për herë të parë në histori dëgjohet himni i shtetit të Kosovës në gara zyrtare të federatave evropiane dhe botërore të karatesë.

Medalje të artë në sportin e karatesë Kosovës javë më parë i solli edhe karateisti Elhami Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat