Në KOK e presin Selmanin

Sporti

Në KOK e presin Selmanin

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 12:13
Në KOK e presin Selmanin

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka pritur në takim kampionin e Evropës në karate, grupmosha junior, kategoria -55 kilogram, Islam Selmani.

Selmani fitoi medaljen e artë në Evropianin e mbajtur në Pragë të Republikës së Çekisë, duke hyrë në histori si karateisti i parë i Kosovës me medalje ari në një Evropian.

Presidenti Krasniqi përgëzoi Selmanin për suksesin e arritur, derisa e inkurajoi që të vazhdojë të punojë dhe të arrijë suksese edhe në garat dhe nivelet e ardhshme ndërkombëtare.

Selmani shoqërohej edhe nga trajneri i tij, Isak Curri, dhe drejtuesit e federatës, nënkryetari Bashkim Ibrahimi e sekretari i përgjithshëm, Nazmi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat