​Politika serbe sërish përzihet në sport, pingpongistëve nga Kosova iu mohohet pjesëmarrja në Evropian

Sporti

​Politika serbe sërish përzihet në sport, pingpongistëve nga Kosova iu mohohet pjesëmarrja në Evropian

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 10:35
Pingpongistët nga Kosova

Politika serbe vazhdon të përzihet në sport, dhe atë duke diskriminuar sportistët nga Kosova.

Rasti i fundit ndodhi me pingpongistët, të cilëve iu mohua pjesëmarrja me të drejta të barabarta me shtetet tjera në Kampionatin Evropian të Pingpongut U-21, që po mbahet në Beograd të Serbisë.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar Komiteti Olimpik i Kosovës duke e dënuar këtë veprim nga ana e Serbisë. KOK-u gjithashtu ka bërë thirrje që të reagojë edhe Federata Evropiane e Pingpongut (ETTU) dhe të marrë masat e nevojshme ndaj organizatorit.

“KOK shpreson që Federata Evropiane e Pingpongut (ETTU), të marrë masat e nevojshme ndaj organizatorit të Evropianit, në këtë rast Serbisë, me besimin se diskriminimet e tilla do të marrin fund një herë e përgjithmonë”, thuhet në reagimin e KOK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat