​Çeku: Organizimi i garave ndërkombëtare hap i madh për sportin vendor

Sporti

​Çeku: Organizimi i garave ndërkombëtare hap i madh për sportin vendor

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 11:08
​Çeku: Organizimi i garave ndërkombëtare hap i madh për sportin vendor

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar lartë faktin që në Kosovë po organizohen ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në sport.

Ai ka thënë se kjo përveç se po e ndihmon jashtëzakonisht shumë zhvillimin e sportit, Kosovës po i sjellë edhe benifite tjera, sidomos në numrin e vizitorëve nga vendet të ndryshme.

"Vetëm gjatë javëve të fundit, në Kosovë janë organizuar tri ngjarje të mëdha me karakter ndërkombëtarë, Kampionati Botëror Universitar i Hendbollit, Kampionati Evropian, divizioni C në basketboll dhe FIBA 3x3 Challanger. Kjo dëshmon angazhimin e madh të të gjitha federatave për ndërkombëtarizimin e sportit", tha Çeku.

Këto komente i pari i MKRS-së i bëri në tryezën e dytë të sportit që po mbahet së bashku me drejtues të të gjitha federatave për të hartuar një strategji të përgjithshme për zhvillimin e sportit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat