Shaban Tërstena dhe Zahir Shabani në përkrahje të peticionit 

Sporti

Shaban Tërstena dhe Zahir Shabani në përkrahje të peticionit 

Nga: K. Goca Më: 21 korrik 2022 Në ora: 19:16
Shaban Tërstena dhe Zahir Shabani

Legjenda e sportit shqiptar, Shaban Tërstena, sot ka nënshkruar peticionin për ndërtimin e stadiumit të ri të Ferizajt.

Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988, sot vizitoi qytetin e Ferizajt duke kërkuar që sa më shpejt të ndërtohet stadiumi i ri. 

Ai ishte i shoqëruar me ish boksierin e gjeneratës së artë të Prishtinës, Zahir Shabani.

“Kampioni olimpik në mundje Shaban Terstena dhe boksieri i mirënjohur ferizajas Zahir Shabani në përkrahje të peticionit për stadium të qytetit!”, njofton faqja “Ferizaj do stadium”.

Ferizaj ka hallin e madh, nuk ka stadium, aty ku stërvitet është pronë e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat