Sportistja e Kosovës befasohet me urimin me emrin e Lepa Brenës 

Sporti

Sportistja e Kosovës befasohet me urimin me emrin e Lepa Brenës 

Nga: Kemajl Goca Më: 20 gusht 2022 Në ora: 11:36

Anduena Rifati ish – basketbolliste dhe vëzhguese e basketbollit, ka has në një befasi nga kolegët e punës para një kohe. 

Kolegët e urojnë datëlindjen e saj me emrin e këngëtares boshnjake Fahreta Jahiq e njohur si Lepa Brena.

"Kurgjo nuk o Lepa Brena çka o koleg-ja jonë”, shkruan nga urimi i kolegëve të saj.

Image

Urimi i kolegëve

Një befasi që e ka habitur edhe vet ish basketbollisten dhe as që i kishte shkuar ndonjëherë në mendje se do të marrë një urim të tillë. 

 “Ky urim ka ndodhur para një kohe dhe beso mbeta e shtangur për një moment.

Image

Anduena Rifati

Jo me emrin e Lepa Brenës se sa më lartësuan për bukuri. Kjo më dha një fuqi edhe më të madhe”, tha shkurt Anduena. 

Image

Anduena ndihet krenare me urimin por mendon se është edhe më e bukur se Lepa Brena dhe ka disa gjëra më origjinale se ajo.

Anduena mendon se i ngjan sado kudo me vije trupore, me muskujt e krahëve, dhe sipas saj edhe me ngjyrë të fytyrës.
Vlerësohet si nga sportistet më simpatike në vendin tonë dhe çmohet edhe nga kolegët e punës, dukë i dhënë epitetin e të bukurës:  "Kurgjo nuk o Lepa Brena çka o koleg-ja jonë”.

Image

Ilustrim Anduena RIfati e Lepa Brena

Anduena është gjithmonë aktive në sport dhe në punë profesionale dhe që ka një pamje më të rrallë se shumë vajza, disa mendojnë që nuk është edhe nga qyteti i lashtë i Prizrenit por ndonjë shtete tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat