Dihen kampionët e Kosovës

Sporti

Dihen kampionët e Kosovës

Nga: Gani Kosumi Më: 21 gusht 2022 Në ora: 17:22
Dihen kampionët e Kosovës

Përfundoi Kampionat vetjak i Kosovës për Grup moshat e reja në shah!

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës nga 13 deri 21 gusht është zhvillua Kampionati individual i Kosovës për Grup moshat e reja 8-18 vjeç.

Garat u zhvilluan në sallën e shahut të Qendrës së Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në këtë kampionat morën pjesë 27 shahistë në të dy konkurrenca/vajza dhe djem/.

Tre më të dalluarit sipas kategorive u nderuan me kupa e mirënjohje si dhe me libra shahu të cilat i ndau, Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.

Gjyqtarë në këtë kampionat ishin, Fatmir Gërguri, gjyqtar i FIDE-së dhe Besnik Berisha, gjyqtar ndërkombëtar.

Kampionët për këto grup mosha do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik që për herë të parë do të mbahet në Cetinje të Malit të Zi nga 30 shtator deri më 8 tetor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat