Kosova në Kampionatin Ballkanik

Sporti

Kosova në Kampionatin Ballkanik

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 11:33
Kosova në Kampionatin Ballkanik

Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong ka udhëtuar për në Bosnje dhe Hercegovinë, ku nga data 23 deri më 27 gusht, do të mbahet Kampionati Ballkanik për senior/e.

Në kategorinë e femrave Kosova do të përfaqësohet nga Linda Zeqiri, Shega Hashani, Alma Mehmeti dhe trajneri Jeton Azizi, kurse në kategorinë e meshkujve Kosovën do ta përfaqësojnë Kreshnik Mahmuti,

Fatih Karabaxhaku, Blend Hajdari dhe trajneri Dardan Imami. Udhëheqës i delegacionit dhe delegat në kongresin e Unionit Ballkanik do të jetë Ridvan Hashani, anëtar i Bordit Ekzekutiv të FPPK-se.

Sipas njoftimit të Federatës së pingpongut duke pasur parasysh paraqitjet e mira në kampionatet e kaluara, edhe këtë herë shpresohet në rezultate të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat