Kjo nuk është normale çfarë ngjan në Ferizaj!

Sporti

Kjo nuk është normale çfarë ngjan në Ferizaj!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2022 Në ora: 16:25
Kjo nuk është normale

Kampionati po afron, klubet po heshtin, palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj nuk është në gjendje normale! 

Klubet që stërvitin aty, përveç që i sillet në kokë, se a do të jetë në gjendje normale palestra deri të fillimi i kampionatit apo do të detyrohen të luajnë si vendas në Shtime apo në Kaçanik!

E dyta, sportistët që i  bën të ndihen të dëshpëruar është edhe gjeneratori, është prishur!

Të hënën që e lamë pas, lere që parketi ishte pothuajse i lagur në shumë vende që pikonte nga çatia, po vërehej edhe një nervozizëm të vashat e klubit të hendbollit Kastrioti.

Kulmi i turpit ka qenë të hendbollistët (meshkujt), kur dalin në stërvitje por nuk i nisin ato! Reduktimi i rrymës për fat të keq ndodhi në atë moment, gjeneratori nuk punon dhe lojtarët nga mllefi ulen mbi tavolinën e delegatit të ndeshjes!  Nuk vonoi shumë, kapin çantat sportive, dikush zhagas e dikush në shpinë, largohen nga palestra e sportit. 

“Viti 2022, fundi i gushtit, lere që po ballafaqohemi me reduktim të rrymës, por edhe gjeneratori është prishur dhe askush nuk e lodhë kokën.

Lere që gjeneratori është prishur, por kur po bie shi po pikon çatia. E kuptojmë se punimet po bëhen dhe po rinovohet palestra, por këto punime ka muaj që kanë filluar dhe po shkojnë shumë ngadalë”, tha një zyrtar i KH Kastriotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat